Bakaj akuzon Arbitrat po na demtojne
Fantazisti i Dinamos u eshte gezuar golave por ka akuzuar arbitrat te cilet sipas tij po japin kartone pa hesap. Se pari dua te them se jam i revoltuar me gjyqtarin sepse po behen disa ndeshje qe po marrim kartone krejtesisht te paqene te cilet mund te na demtojne ne ndeshjet e ardhshme. Nuk arrij ti kuptoj ata me kete sjellje e cila nuk u shkon aspak per shtat. Per sa u perket golave te shenuar dua te them se une jam nje sulmues dhe ajo eshte detyra ime te bej gola. Ne fund te fundit ne per kete gje paguhemi. Une normalisht mundohem te jap maksimumin per cdo ndeshje dhe nese shenoj kenaqesia eshte e dyfishte. Ekipi zhvilloi nje loje te mire dhe i pergezoj djemte per futbollin e luajtur. Jam shume i lumtur per kete fitore sepse na nevojiteshin shume keto tri piket. Tani duhet te mendojme per ndeshjet e ardhshme ka pohuar lojtari dinamovit.