E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo shperfytyron Elbasanin

Dy gola nga Elis Bakaj dhe nje tjeter nga Emiljano Vila i siguruan nje fitore bindese 3-1 ne transferte Dinamos ne sfiden kunder Elbasanit te vendit te fundit. Kampionet ne fuqi u rikthyen te fitorja pas shtate javesh pikerisht ne debutimin e trajnerit te ri te tyre Ilir Daja nje teknik qe ka fituar titullin kampion si me Elbasanin 2005-2006 ashtu dhe me Dinamon 2007-2008. Mesfushori i Kombetares Emiljano Vila celi serine e golave blu ne minuten e 17-te goli i tij i tete sezonal. Elis Bakaj lojtari me i mire i kampionatit shqiptar ne dy vitet e fundit dyfishoi rezultatin ne te 37-en minute dhe me pas siguroi perfundimisht fitoren e bluve ne pjesen e dyte fale nje penalltie te kthyer ne gol ne minuten e 57-te. Per Elbasanin qe pesoi humbjen e trete rresht golin e nderit e shenoi Endri Bakiu ne minuten e 86-te. Dinamo u ngjit ne vendin e katert me 28 pike dy me shume se Tirana qe nga ana e saj do te luaje kunder Skenderbeut nje ndeshje e programuar per me 3 shkurt. Nga ana tjeter Elbasani mbetet ne fund te renditjes dhe me nje problematike te madhe ne menyren e lojes edhe pse ne krye ka ardhur boshnjaku Esad karishik.
Po dje ne Peqin eshte luajtur ndeshja tjeter e javes se 17-te mes Shkumbinit dhe Teutes. Durrsaket arriten te merrnin nje pike te cmuar fale nje loje mjaft te mire sidomos ne pjesen e dyte kur vendasit mbeten me nje lojtar me pak. Sulmuesi peqinas Erjon Mustafaj doli me karton te kuq pasi qelloi me berryl pa shkak mbrojtesin e Teutes Jetmir Nino. Gjithsesi vendasit shenuan te paret me ane te Bekim Kulit ne minuten e 60-te nderkohe qe Mirel ota barazoi ne te 68 goli i tij i 8-te sezonal me fanellen durrsake. Ndeshja tjeter e javes se 17-te mes Tiranes dhe Skenderbeut do te luhet ne date 3 shkurt.

Superiore/Java 17

Bylis-Laci        1-2
Uashington 29/ Shazivari 42 avric 53
Vllaznia-Besa    2-1
Djarmati 16 autg Shtubina 73/ F.Sefa 92
Kastrioti-Flamurtari    1-2
Xhafa 82/ D.Xhafaj 49 Lena 89
Dje
Elbasani-Dinamo    1-3
Bakiu 85/ Vila 17 Bakaj 37 57 p
Karton i kuq Merxha E
Shkumbini-Teuta    1-1
Kuli 60/ ota 68
Karton i kuq Mustafaji SH
03.02.2011
Tirana-Skenderbeu   

Renditja

Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Flamurtari    17    12    1    4    37
2. Skenderbeu    16    10    1    5    31
3. Vllaznia    17    9    4    4    31
4. Dinamo    17    8    4    5    28
5. Tirana    16    7    5    4    26
6. Laci    17    7    3    7    24    7. Teuta    17    6    4    7    22
8. Shkumbini    17    6    3    8    21
9. Kastrioti    17    5    5    7    20
10. Besa    17    3    6    8    15
11. Bylis    17    4    3    10    15
12. Elbasani    17    3    3    11    9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›