E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga grabitesit nga Lazarati

GJIROKASTER - Prangoset autori i akuzuar per disa grabitje te ndodhura vitin e kaluar. Seran elo nga fshati Lazarat rezulton person i shpallur ne kerkim pasi policia e Gjirokastres ka faktuar me prova se ai eshte bashkautor i disa vjedhjeve te kryera gjate vitit te kaluar. Specialistet e Parandalimit dhe Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster e kane kapur elon ne oret e mbremjes se te merkures pas sigurimit te nje informacioni te marre nga terreni se ai ndodhej ne nje lokal ne qytet. Sipas burimeve zyrtare shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster disa dite me pare pati vendosur masen e sigurise ne mungese arrest me burg per vepren penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim. elo akuzohet se eshte bashkautor i disa vjedhjeve te kryera gjate vitit 2010. Ne te gjitha vjedhjet e kryera elo ka qene i shoqeruar nga shoku i tij Erion Stroka i cili eshte arrestuar nga policia nje muaj me pare. Te dy keta naten e 13 gushtit te vitit te kaluar kane vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R.R. ne lagjen Kordhoce te Komunes Lazarat si dhe lokalin e shtetasit N.M. ne fshatin Dervicjan.                   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›