E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj provohet te Hannover

Elis Bakaj është duke u provuar tek ekipi gjerman, Hannover 96. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane, të martën. “Shqiptari Elis Bakaj befasisht është parë në fushë, në përgatitjet e Hannoverit 96. Ai i është bashkuar të hënën ekipit të Bad Radkersburgut, i cili është duke e eksperimentuar mesfushorin”, shkruan uebfaqja gjermane, bundesliga.de.

23-vjeçari mund të luajë në pozita të ndryshme të mesit të fushës, posaçërisht në aspektin ofanziv, derisa ai është edhe përfaqësues i Shqipërisë. Mesfushori, i gjatë 1,75 metra, sezonin e fundit luajti te kampioni i Shqipërisë, Dinamo Tirana.

Ai është shok i mirë i Altin Lalës, mesfushorit shqiptar që luan te Hannoveri. Sezonin e fundit, ai realizoi 15 gola me Dinamon, në elitën e futbollit shqiptar. Në të kaluarën, Bakaj ka luajtur te rivali i Dinamos, Partizani nga Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›