E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasami ka kualitet të pamohueshëm

Pas presidentit Maurizio Zamparini dhe trajnerit Delio Rossi, edhe drejtori sportiv i Palermos, Walter Sabatini e ka lavdëruar talentin shqiptar, Pajtim Kasami, i cili po i mahnit të gjithë me kualitetin e tij, në fillim të eksperiencës së tij në ekipin Rosanero. Madje, drejtori sportiv i klubit italian thotë se ishte në dijeni për cilësitë e hatashme që posedon 18-vjeçari nga Struga.

“Nëse jam i kënaqur me fillimin bombastik të Kasamit? Nuk jam i lumtur, sepse e dija qysh më parë se kishte këto kualitete të theksuara. Do të jem i lumtur ndoshta kur ta shoh këtë kualitet të tij në mënyrë të vazhdueshme dhe konstante çdo të diel, ose kurdo që të luaj, pasi i nevojitet që shpejt të gjejë hapësira në skuadër”, tha Sabatini për uebfaqen italiane, mediagol.it. Ish-futbollisti i Bellinzonës ka shënuar dy gola të dielën, në debutimin e tij me Palermon, kundër ekipit WSG Radenthein (7:0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›