Bakaj, shfaqet Young Boys e Zvicrës

Elis Bakaj hodhi poshtë mundësinë e transferimit te skuadra qipriote Ethnikos Aknas, edhe pse pranoi se kishte marrë një ofertë për të.
Mesfushori i avancuar i Partizanit, pohoi se për të interesohej skuadra zvicerane Young Boys, por dhe një ekip rus.
21-vjecari, i cili u thirr edhe nga dy trajnerët e fundit të Kombëtares, kroati Oto Baric e Ari Han, menaxhohet nga Sokol Haxhiaj.