E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankina, garë mes gjashtë të huajsh

"Luftë" të huajsh për stolin e rekordmenëve shqiptarë. Tirana, që me sa duket e konfirmua largimin e Sulejman Memës, trajneri i tretë që drejtoi bardheblutë sezonin e kaluar, është kërkim të emrave të rinj.
Agjencia më e madhe e menaxhimit të lojtarëve dhe teknikëve "Vata Vizion Group Menagement" i ka bërë propozimet e saj klubit kryeqytetas, që e mbylli sezonin e kaluar pa trofe dhe në vendin e gjashtë.
Kështu, kreu i agjencisë, Rudi Vata, i cili ka luajtur edhe për disa muaj me Tiranën, kë dërguar në zyrat e klubit katër kandidatura të huaja: dy holandezë (Gerald van der Lem e Chris Dekker) dhe dy kroatë (Pedrag Juric e Branko Karacic).
Pista e huja përfaqësohet edhe me italianin Menikini e gjermanin Aksel Ros, ndërsa ajo shqiptare me katër emra: Mirel Josa, Shpëtim Duro, Artan Bushati e Luan Zengla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›