Kristi Vangjeli, shfaqen pistat angleze

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kristi Vangjeli, i cili menaxhohet nga "Vata Vizion Group Menagement", mund të transferohet në Angli.
Korcari do të pajiset me pasaportë greke ditët e ardhshme, kështu që konsiderohet një komunitar, nga ku do të përfitojë edhe lehtësira në transferimin e tij.
Sipas menaxherit Mario Cenolli, një prej agjentëve të agjencisë shqiptare, për Vangjelin po punohet në pistën angleze. Konventri, Kristall Palas dhe Wolverhampton shihen si një mundësi e mirë për lojtarin e Arisit të Selanikut.