Boks/ Sorra synon medalje në Botëror

Albi Sorra, boksieri shqiptar që fitoi medaljen e bronzit në Botërorin e vitit 2006 për të rinj në Turqi, synon një tjetër medalje në Botërorin e këtij viti (tetor). Sorra, i cili garon në peshën 64 kg, është i ftuar edhe në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Sportisti stërvitet nga Elton Spahiu dhe Sead Bushati.