Gjashtë trajnerë në garë për Elbasanin

Gjashtë trajnerë janë në "listën" e fshehtë të presidentit të Elbasanit, Arben Laze. Përpos kandidaturës së Krenar Alimehmetit, me të cilin skuadra verdheblu mbylli dhe sezonin e kaluar, në garë janë edhe Vasil Bici, Astrit Hafizi, Mirel Josa, Sulejman Demollari dhe Sulejman Starova.
Elbasani konfirmoi firmosjen e kontratave të reja me shtatë lojtarë: Bejzade, Xhafa, Lako, Sheta, Tetova, Karcev e Mengleski.