E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakalli: Nuk rezulton vota ime

30/06/2009  SHKODER- Kandidati i LZHK-së, Gilman Bakalli, ka akuzuar për vjedhje votash në qytetin e Shkodrës. Reagimi tij erdhi menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave në qendrën e numërimit të lagjes së tij 0261, pra ku voton dhe vetë. Në rezultatin përfundimtar të kësaj qendre votimi, KZAZ nr 40 Shkodër e ka nxjerrë me zero vota. Kjo do të thotë se numëruesit e votave, apo manipuluesit e fletëve të votimit, para se ajo të mbërrinte për numërim kanë arritur të heqin dhe fletën që kandidati Bakalli ka votuar për veten e tij. Ndërkohë kandidati Bakalli shprehet se i njëjti fenomen ka ndodhur dhe në qendrën e votimit ku ka votuar sekretari i tij dhe në qendrën ku ka votuar shoferi i tij. Ndërkohë Bakalli shprehet se përveç votave të familjes së tij janë zhdukur dhe me qindra e qindra vota të miqve të tij dhe simpatizantëve të LZHK-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›