Berati, më para me numërimin e votave
30/06/2009 Pëson rritje PD-ja dhe PR-ja. Ngadalësohet prej lodhjes procesi
Nisin festën socialistët e Skraparit, e para në kryesim
BERAT- Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në qarkun e Beratit. Edhe pse është shkelur afati i përfundimit të këtij procesi që ishte parashikuar të zgjaste deri në orës 17:00 në këtë qark gjithçka ka ecur normalisht, veçse me ritme tepër të ngadalta sidomos gjatë orëve të mesditës dhe pasdites si pasojë e lodhjes nga ana e komisionerëve. Ndërkohë që procesi i votimit të votave po vazhdon ende në qytetin e Beratit në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve me numër 1. Ky proces ndonëse ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel ende nuk ka përfunduar. Procesi nuk ka pasur probleme, por ka vijuar me ritme tepër të larta nga ana e komisionerëve. Në orën 14:00 numërimi është ndërprerë për rreth një orë minuta për shkak se komisionerët kanë kërkuan të çlodhen. Në kohën që ka qenë duke u numëruar kutia e votimit me numër 30 nga 55 të tilla komisionerët kanë kërkuar bllokimin e saj. Kutia e votimit që vinte nga qendra e votimit me numër 32 75 është bllokuar pasi sipas procesverbalit të mbajtur në këtë kuti duhet të ishin 565 vota, ndërkohë që nga numërimi kanë rezultuar dy vota më pak. Në lidhje me këtë problem komisionerët vendosën menjëherë bllokimin e kësaj kutie votimi dhe vendimin për të mësohet se do ta marrin vetë komisionerët në fund të këtij procesi. Në vijimësi ky proces në këtë Komision Zonal ka ecur normalisht, por me ritme tepër të ulëta nga ana e komisionerëve. Këta të fundit e kanë lidhur vonesën e procesit me lodhjen dhe me asgjë tjetër. Në orën 19:30 minuta procesi i numërimit të votave ka përfunduar krejtësisht në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve me numër katër që përfshin rrethin e Skraparit. Procesi i numërimit të votave në këtë komision nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës për shkak të largësisë në të cilën ndodheshin një pjesë e qendrave të votimit. Por, procesi ka vijuar normalisht dhe nuk është ndërprerë për asnjë momente nga ana e komisionerëve, çka solli përfundimin e tij rreth orës 19:00. Komisionerët kanë deklaruar numërimin e 66 kutive të votimit nga ku ka rezultuar se kanë votuar 11 mijë e 500 votues ku kryeson Partia Socialiste me 4993 vota e pasuar nga Partia Socialiste për Integrim me 3724 vota, ndërsa në vend të tretë renditet Partia Demokratike me 1820 vota dhe në vend të tretë renditet Partia Republikane me 631 vota.