Barcelona kërkon talentin kosovar, Kamer Qaka
TIRANë- Skuadra e njohur spanjolle, Barcelona është duke e kërkuar mesfushorin 15-vjeçar kosovar, Kamer Qaka, që vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.
Por për shërbimet e tij përveç fitueses në fuqi të Ligës së Kampionëve janë të interesuara edhe skuadrat e tjera nga ligat më të forta evropiane. Këtë e bën të ditur gazeta norvegjeze "Dagbladet", ndërsa e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit, Adem Qaka.
"Përveç Barçës janë duke u interesuar edhe klube të tjera evropiane, si Hamburg e ëerder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze. Në Blackburn e Brondby eshte stërvitur edhe më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë", ka thënë Adem Qaka.
Sipas tij, mesfushori Qaka do të qëndrojë në Valerenga të paktën deri në verë të vitit të ardhshëm. Ai ka shtuar se drejtuesit e Valerengas përjashtojnë mundësinë që të shesin kaq herët kosovarin.
Vetë futbollisti Qaka ëndërron që një ditë të luajë për Realin e Madridit. "Me vjen mirë që Barcelona po interesohet për mua, por mua më pëlqen Reali i Madridit. Jam i bindur se një ditë do të luaj për këtë skuadër", ka thënë Kamer Qaka.
Kamer Qaka ditë më parë hyri në historinë e futbollit norvegjez, pasi në 11 prill, në ditëlindjen e 15-të firmosi kontratë profesionale me Valerengen. Kështu u bë lojtari më i ri në Norvegji që nënshkruan kontratë profesionale për dy vite e gjysmë.
(d.b/BalkanWeb)