Bakojani: Pas zgjedhjeve fillojnë negociatat për emrin
Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani deklaroi se pas zgjedhjeve në Greqi sërish do të fillojnë negociatat mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit. Negociatat nën patronazhin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic do të fillojnë pas zgjedhjeve në fund të muajit. Kjo do të jetë një përpjekje e re për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, deklaroi Bakojani.
Kohëve të fundit, bashkësia ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e kontestit të emrit. Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg deklaroi se për kontestin e emrit ekzistojnë shumë zgjidhje kreative. Ai paralajmëroi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin procesin në KB me ndërmjetësim të mediatorit Mattheë Nimetz dhe se janë të gatshme të ndihmojnë aq sa munden në zgjidhjen e kontestit.