Bakojani: Si mbyllet "Kosova"
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani, vlereson se nje zgjidhje perfundimtare per Kosoven mund te arrihet vetem pasi Serbia dhe vendet tjera te rajonit t'i bashkengjiten Bashkimit Evropian. Ajo i beri keto komente gjate nje konference qe po zhvillohet ne Athine me ministrat e Jashtem te Serbise, Shqiperise, Bullgarise dhe Rumanise, si dhe Kryeministrit te Republikes Serbe te Bosnjes. Deklarata erdhi nje dite pasi Solana tha se BE duhet te nenshkruaje nje marreveshje me Serbine, para anetaresimit, ne menyre qe te nxiten forcat pro perendimore ne kuadrin e zgjedhjeve te 11 majit.