E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: Zgjedhjet serbe ne Kosove, te paligjshme

Administrata e Kombeve te Bashkuara ka pohuar dje se mbajtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove shkel Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Kete qendrim, UNMIK-u tha se zyrtarisht do t'ia paraqese Qeverise serbe deri ne fundjave. Institucionet e Kosoves ende nuk kane marre ndonje qendrim te prere ndaj zgjedhjeve serbe te 11 majit. Por, disa deputete nga pozita dhe opozita i konsiderojne ato si nderhyrje ne sistemin kushtetues te Kosoves. Te njejtin qendrim kane deklaruar dhe kryetari i shtetit dhe ai i qeverise. Sakaq, reagimi i UNMIK, vjen nje dite pasi perfaqesuesi i Bashkimit Evropian, Havier Solana, duke raportuar ne Parlamentin Evropian tha se me 11 maj, zgjedhjet e Serbise do te zhvillohen dhe ne veri te Kosoves.

Qendrimi i UNMIK ka qene kundervenes ndaj Solanes. "Mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove paraqet shkelje te Rezolutes 1244", deklaroi zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, duke shtuar se ky qendrim do t'i paraqitet zyrtarisht deri ne fundjave Serbise.

Ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ka kerkuar nga UNMIK-u mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne vendbanimet serbe ne Kosove, perderisa deri tani, UNMIK-u nuk kishte marre ndonje vendim. "Ne jemi duke pergatitur nje pergjigje ndaj letres se ministrit Samarxhic. Ne do te qartesojme se nese Serbia vendos t'i organizoje zgjedhjet lokale edhe ne Kosove, kjo paraqet shkelje te Rezolutes 1244 dhe nuk do te kene kurrfare vlefshmerie ligjore", tha zedhenesi i UNMIK-ut.

Ivanko siguroi se nje qendrim te tille e mban edhe Grupi i Kontaktit. "Eshte pikepamje e pergjithshme edhe e gjithe anetareve te Grupit te Kontaktit se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe paraqet shkelje te Rezolutes 1244. Tani, ne duhet t'ia kthejme letren ministrit Samarxhic dhe te presim reagimin e Beogradit ndaj ketij qendrimi", tha zedhenesi Ivanko. Sakaq ai ka sqaruar edhe se, "per sa u perket zgjedhjeve parlamentare te Serbise, UNMIK-u do te mbaje qendrimin e meparshem, as nuk i perkrah e as nuk e ndihmon mbajtjen e tyre".

Politikanet e Serbise tashme kane nisur fushaten parazgjedhore per zgjedhjet lokale dhe parlamentare te 11 majit ne vendbanimet serbe ne Kosove. Institucionet e Kosoves ende nuk kane dale me nje qendrim te qarte ndaj ketyre zgjedhjeve. Sidoqofte, disa zyrtare te Qeverise e te Kuvendit te Kosoves kundershtojne mbajtjen e zgjedhjeve serbe te te dyja niveleve ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›