E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kundër, ndërpritet mbledhja për hapjen e dosjeve

Tiranë- Diskutimi nen për nen i projektligjit për “Pastrërtinë e figurave të zyrtarëve të Lartë” hasi në kundërshtinë e anëtarëve socialistë të komisonit të ligjeve. Pas rreth një ore debati në komison, mbledhja u ndërpre.

Dy relatorët e përcaktuar Arben Isaraj për socialistët dhe Aldo Bumçi për demmokratët parashtruan para komisionit qëndrimet e tyre dhe forcave përkatëse.

Para komisionit, relatori demokrat Bumçi bëri prezente pikat ku qëndrimi i tyre ndryshon nga ai i socialistëve duke evidentuar si një nga çështjet kyçe të papërputhshmërisë me ta atë të ndërprerjes së mandatit.

Sipas demokratëve, çdo person zyrtar i lartë në rast se evidentohet nga komisoni si ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit duhet t’i ndërpritet mandati.

Një gjë e tillë për socialistët është cilësuar si e papranueshme, sepse bie ndesh edhe me kushtetutën e vendit, që nuk e lejon këtë sanksion.

Isaraj duke folur në emër të opozitës kërkoi kohë për shqyrtimin edhe një herë të drafteve në mënyrë që të gjendet një konsensus paraprak. Sipas tij në ligj duhet të përcaktohet qartë një afat kohor. Ai ka theksuar se hapja e dosjeve duhet të përfshijë periudhën nga viti ’80-91.

Sipas tij, për personat që mund të përfshihen nëpër dosje të krijuar para kësaj periudhe tashmë janë në moshë të madhe dhe për pasojë mund të jenë zyrytarë, ose drejtues institucionesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›