E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Çështja e emrit të Maqedonisë në fazën vendimtare

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis deklaron se negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë lidhur me çështjen e emrit kanë hyrë në një fazë vendimtare.
Bakojanis, sipas botimit elektronik të gazetës greke "Naftemboriki", ka thënë se ''pritet një periudhë e rëndësishme gjashtëmujore për zgjidhje të çështjeve kyçe nga politika e jashtme greke, mes të cilave janë edhe mosmarrëveshjet për çështjen e emrit''. "Qëndrimet e Greqisë në negociatat për emrin janë të njohura mirë, po kështu edhe kundërshtitë e saj. Qëllimi është që të arrihet në një zgjidhje e përbashkët të pranueshme pa fitues dhe të fituar", tha Dora Bakojanis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›