E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush:Ted Kennedy, një figurë me peshë të madhe

Edhe ish presidenti amerikan, republikani George W. Bush, bashkohet me ngushëllimet e shumta që po bëhen për vdekjen e Ted Kenedit (Edward M. Kennedy)."Bashkëshortja ime dhe unë jemi thellësisht të prekur nga lajmi se Ted Kenedi e humbi betejën e tij të guximshme kundër kancerit. Edhe pse nuk kemi qenë dakord mbi shumë çështje, unë gjithmonë e kam respektuar shërbimin e tij të vendosur dhe të pandërprerë për publikun, aq sa ka marrë edhe një çmim nga fondacioni Bush.
Ted Kenedi ka qenë një figurë me peshë të madhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara, një lider që iu përgjigj detyrës për rreth 47 vjet, dhe humbja e tij mbyll një kapitull të jashtëzakonshëm në vetë historinë e Senatit", deklaroi ish presidenti amerikan, George W. Bush, i cituar nga CNN.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›