E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: EULEX do të përmbush detyrat e veta

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojasin

Athinë, 15 Janar, 11:40, NOA - Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojasin deklaroi se misioni i Bashkimit Evropian EULEX në mënyrë të efektshme do të përmbushë detyrat për të mirën e tërë rajonit.

"Nuk do të thosha që Kosova gjendet nën protektoratin ndërkombëtar. Rajoni përfiton nga prezenca ndërkombëtare. Veçanërisht misioni OSBE ka një përgjegjësi të madhe në ndërtimin e qeverisë funksionale, të institucioneve demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut"-tha Bakojanis, për gazetën e Vjenës "Kurir".

Greqia ka nga 1 janari ka marrë për një vit presidencën e radhës së OSE-së nga Finlanda.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›