Bakoyannis: Prezenca e EULEX-it, në të mirë të rajonit

Shefja e diplomacisë greke Dora Bakoyannis është shprehur se misioni i Bashkimit Evropian, EULEX në mënyrë të efektshme do t'i përmbushë detyrat për të mirën e tërë rajonit. "Nuk do të thosha që Kosova gjendet nën mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Rajoni përfiton nga prezenca ndërkombëtare. Veçanërisht misioni OSBE ka një përgjegjësi të madhe në ndërtimin e qeverisë funksionale, të institucioneve demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut", ka vlerësuar Bakoyannis për gazetën e Vjenës "Kurir"