Venezuala ndërpret lidhjet diplomatike me Izraelin
Venezuela ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Izraelin në shenjë proteste për ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Lajmi ëhstë bërë zyrtar nga Ministria e Jashtme e Venezuelës me anë të një komunikate. Vendimi, i ndërprerjes së marrëdhënieve mes Venezuelës dhe Izraelit vjen vetëm një javë pasi presidenti Hugo Chavez përjashtoi ambasadorin e Izraelit në Karakas. "Venezuela ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit, pas persekutimit cnjerëzor të popullit palestinez. Presienti venezuelian, i cili njihet si një nga kritikët më të mëdhej të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit e ka quajtur ofensivën izraelite në Gaza "holokaust',dhe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme te sulmeve. Pas Venezuelës, edhe presienti i Bolivisë, një aleat i fortë i Chavez ka marrë të njejtin vendim. Ky nuk ëhstë rasti i parë që Venezuela e Izraeli përballen me krizë diplomatike, në vitin 2006 Chavez kërcënoi Izraelin se do të ndërpriste marrëdhëniet gjatë ofensivës pesë javojë në Liban. Ndërkohë, që numri i viktimave vazhdon të rritet, janë intensifikuar edhe negociatat për një armëpushim të mundshëm. Të dhënat më të fundit nga Gaza flasin për të paktën 1024 persona të vdekur dhe më shumë se 4000 të plagosur.