Bakojanis: Emri i Maqedonisë, pas zgjedhjeve
Athinë - Ministrja e Jashtme greke, Dora Bkojanis, premton se menjëherë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Greqi do të rinisë negociatat me Shkupin zyrtar për çështjen e emrit. “Negociatat nën patronazhin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic do të fillojnë pas zgjedhjeve në fund të muajit. Kjo do të jetë një përpjekje e re për të gjetur një zgjidhje të pranueshme”, deklaroi Bakojani për agjencitë greke.
Bashkësia ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kohët e fundit kanë intensifikuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e kontestit të emrit. Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stajnberg, deklaroi se për kontestin e emrit ekzistojnë shumë zgjidhje kreative.
Ai paralajmëroi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin procesin në KB me ndërmjetësim të mediatorit Matthew Nimetz, dhe se janë të gatshme të ndihmojnë aq sa munden në zgjidhjen e kontestit.