Walker i zhgënjyer me diplomacinë kosovare
Prishtinë - Ish-udhëheqësi i misionit vëzhgues të OKB-së në Kosovë, William Walker, është tepër i zhgënjyer nga angazhimi i diplomacisë kosovare për njohjen e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Deklarata e Walker erdhi gjatë një interviste për gazetën “Koha Ditore”, ku deklaroi se kosovarët duhet të ishin përgatitur për diplomaci, pasi e dinin që pavarësia do të vinte një ditë.
“Jam i dëshpëruar me faktin se kur shkoj në disa vende të caktuara dhe i pyes se kush i ka vizituar nga Kosova, ata më thonë askush. Kjo punë s’bëhet me thirrje telefonike apo dërgim të letrave”, ka thënë Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Sipas tij, Kosova po sillet si shtet vetëm zyrtarisht, pasi ministrat e saj mbajnë poste dhe shëtisin botën, ndërkohë që kanë ende për të mësuar se si luhet loja në arenën ndërkombëtare.