E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Data e zgjedhjeve pas takimit me KQZ

Suharekë - Presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë ditën e premte në përurimin e katër projekteve te infrastrukturës rrugore te realizuara nga kuvendi komunal i Suharekës, qeveria e Austrisë dhe komuniteti. Presidenti Sejdiu u prononcua para gazetarëve lidhur edhe me datën e zgjedhjeve lokale në vend.

Ne pyetjen e gazetarëve rreth përcaktimit të ditës së zgjedhjeve, presidenti Fatmir Sejdiu theksoi se para caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, do të takohet me KQZ-në, Sekretariatin e këtij komisioni dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

Duke folur lidhur me anulimin e vizitës në Maqedoni, Sejdiu ka thënë se edhe në të ardhmen do të respektojë parimin e reciprocitetit. Presidenti u ndal në KK të Suharekës ku për pak kohë bisedoi me kryetarin Sali Asallanaj dhe stafin e tij. Kryetari i komunës Asllanaj shprehu kënaqësi për punën e kryer dhe vizitën e presidentit në Suharekë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›