E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu telegram ngushëllimi presidentit bullgar

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij bullgar, Georgi Parvanov, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen tragjike të 16 qytetarëve të Bullgarisë pas një aksidenti komunikacioni në Bakadjik të rajonit Yambol të këtij vendi.

“Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të njerëzve, për shkak të aksidentit në Bakadjik të rajonit Yambol. Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre”-shkruan Sejdiu ndër të tjerash në telegramin e ngushëllimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›