Ahmeti: Nuk do të jap dorëheqjen nga posti
Prishtinë -Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen nga posti që drejton. Deklarata erdhi, pas “sulmeve” që u drejtuan në drejtim të kryepolicit, për shak të vjedhjes muajin e kaluar brenda ambienteve të policisë.
"Jo nuk ka nevojë të jap dorëheqjen. Unë pres nga hetimet që të përcaktohet përgjegjësia e çdokujt", tha Ahmeti në interesimin e gazetarëve sot në Prishtinë me rastin e emërimit të drejtorëve rajonalë të policisë. Shkarkimin e tij e ka kërkuar edhe Komisioni Parlamentar për Siguri i Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se Task Forca e formuar për këtë rast është duke kryer punën e vet dhe shumë shpejt pritet të publikohen edhe rezultatet e hetimeve.