Honduras, Michelleti pranon rikthimin e Zelayas
Roberto Micheletti, përfaqësues i qeverisë që erdhi në pushtet me anë të grushtit të shtetit, për herë të parë është shprehur dakord për kthimin në pushtet të presidentit të rrëzuar, Manuel Zelaya i cili është në mërgim. Lajmi është bërë publiki nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen një burimi të afërt me negociatat që po drejton presidenti i Kosta Rikes, Oscar Arias. Aktualisht Zelaya ndodhet ne Nikaragua, në zonën kufitare me Hondurasin, nga po tenton të shkojë sërish në atdhe. Hondurasi është përfshirë nga kriza politikë pothuajse prej më shumë se një muaji, që pas grushtit të shtetit. Roberto Micheletti, u emërua president nga Kongresi pasi Zelaya u dëbua në pushteti më 28 qershor. Më herët ai tha se ishte i hapur për të nisur dialogun për të zgjidhur krizën, por se nuk e pranonte kthimin në pushtet të Zelayas.