Bakojanis: “Greqia negocion vetëm për emrin”
Autori i Lajmit: red.
Vetëm emri dhe përfshirja e përdorimit të tij është lëndë e negociatave me Shkupin, deklaroi ministrja greke e Punëve të Jashtme, Dora Bakojani. Ajo deklaratën e dha me rastin e ftesës për rreth të ri negociatash nga Metju Nimic. Negociuesit Nikolla Dimitrov dhe Adamantios Vasilakis, do të takohen me ndërmjetësuesin Metju Nimic më 14 dhe 15 gusht në Nju-Jork. Raundi i ri i negociatave për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë pritet të fillojë më 14 dhe 15 gusht në NEË YORK. Me këtë rast, ndërmjetësuesi, Metju Nimic do të zhvillojë takime me negociatorët grekë dhe maqedonas, Adamantis Vasilakis dhe Nikolla Dimitrov. Nga zyra e Nimicit njoftojnë se ndërmjetësuesi është në pushim, por kthehet të hënën e ardhshme. Nuk përjashtohet mundësia deri në fund të gushtit, ose fillim të shtatorit, Nimic ta vizitoj rajonin dhe të ofroj propozim të ri konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008