Poni: “Certifikata të printuara më 12 gusht”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Javën e ardhshme në Zyrat e Gjendjes Civile të Tiranës do të nisë shpërndarja e certifikatave për qytetarët në formën e printuar (elektronike). Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, gjatë një takimi që pati në mjediset e Ministrisë së Brendshme me kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës, ku u komunikoi detyrat e fundit para aplikimit të shërbimit për dhënien e certifikatave të printuara. Zv.ministri Poni, e cilësoi këtë moment mjaft të rëndësishëm pas etapave të tjera të përfunduara për përgatitjen e Regjistrit Elektronik të Gjendjes Civile, hedhjen e të dhënave dhe certifikimin e tyre. "Shpërndarja e certifikatave në formë të printuar, do të shkurtojë kohën e shërbimit për qytetarët e po kështu do të ketë sigurinë maksimale, pasi të dhënat do të merren nga database elektronik, tashmë te pastruara nga dublikimet dhe të certifikuara", - tha Poni. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të ketë mekanizma të duhur të teknologjisë së informacionit për të mos lejuar në asnjë mënyrë gabime apo edhe keqpërdorime të mundshme në shërbimin e dhënies së certifikatave në formë të printuar. Në takimin e sotëm ishte i pranishëm edhe Frank Nahn, shef i projektit të BE-OSBE, që së bashku me Statistic Norvay, asiston dhe mbështet projektin e Regjistrit Elektronik të Gjendjes Civile. Më tej zv.ministri tha se “projekti i hedhjes së të dhënave ka përfunduar në gjithë vendin, ne tashmë kemi të gjithë “database” e të gjitha njësive vendore në Shqipëri, kemi bërë gjithashtu dhe kontrollin për dublikimin. Kemi shpërndarë po ashtu dhe listën e dublikimeve, por në Tiranë dhe disa njësi të tjera vendore jemi një hap më përpara. Siç dihet, në kuadër të projektit të OSBE-së është përgatitur nga ana e tyre “softuer” i mbajtjes së të dhënave në mënyrë elektronike. Pra, përveç se kemi një “database” on-line, ajo do të përditësohet, dhe në këtë moment kur akoma nuk jemi on-line me të gjithë Shqipërinë. Menjëherë pasi të jemi on-line to të implementojmë “database” që vjen nga marrëveshja me Austrinë pra një “softuere” dhe më i konsoliduar. Por tashmë kemi arrdhur në një moment shumë favorizues ku do të mundemi tashmë të japim certifikatat e printuara nga “database” që kanë të gjithë njësitë vendore në rang vendi. Që nga dita e sotme (dje) ekspertët e ministrisë dhe të OSBE, po trajnojnë një pjesë të nëpunësve të zyrave të gjendjes civile vendore, për t i përfunduar ato të premten.
Transferimi i të dhënave bazë në sistemin e ri
Si do të kryhet mënyra e apdeitimit pranë gjendjes civile, në regjistrat përkatës apo dhe në “database” që ndodhet në çdo zyrë të gjendjes civile, dhe si do të jepen certifikatat nga një ditë zero, dhe do ta zgjedhim ditën zero, 12, 13, 14, varet javës që vjen. Nën mënyrë që ta dimë me siguri që nuk është një proces i kthyeshëm por që nga kjo datë e tutje qytetarët do t i marrin certifikatat të printuara nga kompjuteri. Një proces që do të shkurtojë kohë, do të pakësoj radhët, dhe me këtë ritëm hap pas hapi, në gjithë vendin për t u zëvendësuar më pas nga “softuere” austriak që është shumë më modern dhe solid. Mendojmë që transferimi nga njëra bazë e të dhënave do të bëhet gjatë ditës së premte, të shtunë dhe të diel, megjithatë duhet t ju njoftoj se për efekte të mbarëvajtjes së procesit ka shumë mundësi që ditën e hënë zyrat e gjendjes civile të jenë të mbylluar për sa i përket transformimit të informacionit. Pra shërbimi në zyra mund të jetë i reduktuar ndoshta dhe zero për ditën e hënë, në mënyrë që nga dita e martë ose ajo e mërkurë të fillojmë printimin zyrtar me kompjuter.
Regullorja dhe mënyra e printimit të certifikatës
Kjo do të shoqërohet dhe me një urdhër, rregullore të veçantë të ministrit, rregullore e përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me draftin të cilin ne po i trajnojmë nëpunësit. Por ditën e martë do të jetë zyrtare dhe nga një “hiling” që do të bëjmë për të prezantuar softin, në mënyrë që qoftë softi, por dhe burimet njerëzore në dispozicion, punonjësit e zyrave, të ecin të gjitha në një ritëm. Në mënyrë që ky proces që ndodhë për herë të parë dhe masivisht në Shqipëri, sepse janë 700-800 mijë qytetarë që do të preken nga ky shërbim. Nga përmirësimi i shërbimit mendojmë që ta përfundojmë një praktikë të tillë, para marrjes së një certifikate, ta shpejtojmë 4-5 herë në kohë. Sepse sikurse do ta shikoni ditën e demostrimit, mjafton të klikosh mbi një emër dhe kur printon certifikatën nuk i rishkruan të dhënat, por ato dalin në mënyrë “digitale”. Tashmë është në fazën e testimit, ku përpara se të printohet do të ketë dhe programin e testimit. Ditën e mërkurë apo të enjte do të bëjmë dhe prezantimin zyrtar, atje ku është testuar pra tek Njësia numër 10 Tiranë. Deri ditën e premte do të ketë përfunduar trajnimi i 67 nëpunësve që kanë zyrat e gjendjes civile dhe i tërë nëpunësve të tjerë, nuk mund të trajnohen të gjithë menjëherë, me qëllim që të mos mbyllet zyra e shërbimeve. Dhe besoj që orientimi në këtë mënyrë i certifikatave, sikurse tha dhe përfaqësuesi i OSBE-së, do të reduktojë kohë, sepse një certifikatë do një minutë apo dy, me kompjuter do të dojë shumë më pak.
Penalizimet e punonjësve për abuzime të mundshme me printimin
Por nuk do të eleminojmë regjistrin sa kohë që zyrat nuk janë të lidhura on-line, pra përveç printimit do të vazhdojmë të hedhim të dhënat dhe në libër. Sikurse ka ndodhur dhe më përpara, ku për herë të parë e zbatuam për zgjedhjet e 2007, dhe ky sistem ai i printimit në të gjitha veprimet që do të kryhen do të lërë gjurmë. Pra sa certifikata printohen do të ngelet si raport në “database”, kur printohet nga cili printohet etj. Duke pasur fjalëkalimin vetëm nëpunësit edhe nëse ka dalë një certifikatë, dhe ajo është përdorur nga një njeri që mund të hapë kompjuterin, kjo do të thotë që shkelja është bërë nga nëpunësi i asaj zyre. Pra përgjegjësia është shumë e saktë, etapat e sigurisë janë shumë të sakta, si dhe identifikimi i regjimit të certifikatave apo dhe i veprimeve në regjistrin elektronik, si dhe korrigjimet e gabimeve në emra, të gjitha këto ky “database” i përcjell si raport që i kalojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”, - ka përfunduar Pone në prezantimin e projektit të OSBE-së dhe atë të printimit të certifikatës.
Projekti për zyra të reja në Njësinë 2 dhe 3
Kryetarët e Njësive Bashkiake 2 dhe 3, i kanë kërkuar, duke shfrytëzuar rastin, shtimin e këtyre dy njësive me dy zyra më tepër si dhe fondin për hapjen e tyre. Pone tha për këtë çështje se “Ministria e mbështet idenë e hapjes së një zyre të re, dhe jemi të gatshëm të mbështesim projektin për një zyrë të re, në sensin se për sa i përket zyrës së gjendjes civile ne i kemi rialokuar 1 milion lekë të reja ekstra për secilën nga zyrat, nëse Bashkia e Tiranës do të ndërtojë zyra të reja. Ambientet tona i kemi marrë përsipër vetë, por Njësia 1 është më mirë, vetëm se ne kemi atë kërkesën ndaj këtyre dy njësive për një shërbim sa më solid nëpër zyrat tuaja të shëbimit civil.
OSBE: Përmirësohen të dhënat dhe shërbimi për publikun
Përfaqsuesi i OSBE-së, Frank Nahn, shef i projektit duke marrë fjalën në këtë mbledhje të zv.ministrit me përfaqësues vendorë, tha se “me këtë sistem të ri të printimit on-line, jo vetëm që do të përditësohen të dhënat, nga ana tjetër do të përmirësohet dhe shërbimi për publikun. Duke qenë se është një zhvillim i ri mund të jetë pak e vështirë, për sa i përket personelit të gjendjes civile apo dhe për vetë qytetarët. Megjithatë, duke parë ecurinë e deritanishme të procesit, OSBE është e bindur se gjithçka do të ecë ashtu siç duhet. Siç e tha dhe zëvendësministri më parë, për shkak se kemi kërkuar një cilësi të procesit, do të dëshironim që zyrat e gjendjes civile të ishin mbyllur ditën e hënë dhe rreth datës 12 gusht të fillonim me shërbimin e ri. Është një zhvillim i rëndësishëm dhe mendojmë se është një gjë pozitive për Shqipërinë që fillon me një shërbim të ri”.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008