Gruevksi: Cërvenkovski të dalë në zgjedhje
Autori i Lajmit: red.
VMRO-DPMNE përveç asaj se nuk do të ngrejë mocion mosbesimi ndaj presidentit Cërvenkovksi, as nuk do të kërkojë ndryshime kushtetuese, me të cilën zgjedhja e Kryetarit të Shtetit do të bëhej në Kuvend.
Këtë e theksoi Kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-DPMNE-së qeveritare në një deklaratë për median, duke sqaruar se partia e tij dëshiron që forcat të maten në zgjedhje.
Thirrja e Gruevskit
Kryeministri edhe një herë publikisht i bëri thirrje Cërvenkovskit që të dalë në zgjedhje dhe t i përballin politikat e tyre, meqë siç thekson, shumica aktuale parlamentare edhe definitivisht heq dorë nga synimi për zgjedhje të shefit të shtetit në Kuvend. Gruevski konsideron se apeli i Cërvenkovskit deri te PDSH-ja për t u kthyer në Kuvend është vetëm maskë e qëllimit të tij, që ai të kthehet në parlament përmes LSDM-së së tij.
Deklarata
"Këto janë marifete të vjetra të viteve nëntëdhjetë kur Cërvenkovski ishte ylli i skenës politike dhe këto janë marifete të vjetëruara. Do ta lëmë kështu me këtu marrëzira dhe të luaj lojëra tashmë të ngjashme", thekson Gruevski. Ai tha se ndarja me partnerin paraprak të koalicionit PDSH ka qenë korrekte. "Në mënyrë korrekte u ndamë me PDSH-në dhe me liderin e saj, Menduh Thaçi. Ata shumë mirë i dinë arsyet pse e bëmë këtë gjest. S ka kohë për të humbur, e aq më tepër për mendime se si ngjau në marrëdhëniet me PDSH-në", thekson, Gruevski
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008