Bakojanis: “Problemet nuk duhet të mbajnë peng marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë”
Ministrja e Jashtme e Greqisë jep intervistë ekskluzive për Vizion Plusin. Bakojanis: “Së shpejti do ta njohim Kosovën dhe do të ratifikojmë MSA-në për Shqipërinë”
Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, pranon dhe vlerëson problemet e ndryshme, që shpesh kanë shkaktuar edhe polemika midis Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo deklaron se këto probleme nuk i mbajnë peng marrëdhëniet midis dy vendeve. Shefja e diplomacisë greke ka vlerësuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërkohë që ka inkurajuar zgjidhjen e problemeve të tilla, si varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, çështjen e emigracionit ilegal etj. Në një intervistë ekskluzive për Vizion Plusin, ministrja e Jashtme e Greqisë ka folur gjithashtu edhe rreth çështjes së Kosovës. Ajo ka premtuar se Greqia do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës dhe ka premtuar ratifikimin e shpejtë në Parlamentin grek të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për Shqipërinë.
Zonja ministre, në një marrëdhënie miq-rivalë mes vendeve të Ballkanit, si do t’i përkufizonit marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, me Kosovën, me Maqedoninë dhe me Serbinë?
Ashtu siç dihet, Greqia ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Më lejo ta nis me Shqipërinë. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera, po punojmë së bashku. Kemi një urë të madhe që na lidh, që janë emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë e vijnë në Greqi dhe në Shqipëri. Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ta kur isha në krye të Bashkisë së Athinës. Marrëdhëniet tona ekonomike janë shumë të mira dhe do të vazhdojmë t’i forcojmë edhe më shumë. Greqia beson se progresi i Shqipërisë për në BE është i dukshëm dhe e mbështesim atë. Me Maqedoninë marrëdhëniet ekonomike janë të mira, marrëdhëniet mes njerëzve janë gjithashtu të mira. Ne kemi mosmarrëveshje për emrin. Ajo që duam ne është të lëmë mënjanë të shkuarën dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësie, duke i lënë problemet e vjetra mënjanë. Emri është një nga këto probleme. Jemi në negociata me OKB-në. Ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje dhe të kemi një emër të gjithëpranueshëm, që do të na lejojë të ndërtojmë marrëdhënie në baza të reja.
Problemi i Kosovës është një nga problemet më të vjetra të Ballkanit. Ne nuk e njohim pavarësinë e saj bazuar në principin e integritetit territorial, por nga ana tjetër ne e dimë që lumi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e tij. Kemi marërdhënie me Kosovën, kemi hapur një zyrë aty dhe po punojmë për marrëdhënie mes njerëzve. Me Serbinë kemi prej kohësh marrëdhënie të shkëlqyera. Ne e mbështesim fuqishëm anëtarësimin e saj në BE dhe shpresojmë se vitet e fundit është bërë përparim në Serbi, çka do ta lejojë atë të afrohet në BE.
Nëse u referohemi këtyre marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, a janë këto dy vende të barabarta në të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj njëri-tjetrit?
Sigurisht që ne jemi të barabartë. Mendoj se njerëzit e thjeshtë në Shqipëri duan të kenë marrëdhënie të mira me Greqinë, po kështu edhe njerëzit këtu. Ne jemi fqinjë, po punojmë bashkë dhe vazhdojmë të investojmë. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria ka një demokraci të fortë, që po bën përpara në Bashkimin Europian, ndaj dhe unë personalisht e kam mbështetur këtë gjë që në fillim edhe për NATO-n, pa pasur asnjë lloj dyshimi.
Ju thoni që kemi marrëdhënie shumë të mira, por Parlamenti grek ende nuk e ka ratifikuar MSA-në e Shqipërisë me BE-në. A do ta bëni këtë dhe kur?
Patjetër, ajo është në Parlament dhe do të ratifikohet sigurisht. Datën s’di ta them, por ne ia kemi dërguar Parlamentit. Është çështje ditësh.
A janë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi të sigurt për jetën që kanë ndërtuar këtu, apo fati i tyre varet nga marrëdhëniet që do të jenë në vazhdimësi mes Shqipërisë dhe Greqisë?
Më lër ta nis përgjigjen time nga fundi i pyetjes tënde. Asgjë nuk ka për të ndryshuar në marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Greqisë. Mendoj se është vullneti i të dyja vendeve të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme dhe po punojmë për këtë. Nga ana tjetër, të gjithë emigrantët e rregullt që janë në Greqi janë plotësisht të sigurt. Ata kontribuojnë për ekonominë tonë dhe kanë të gjithë të drejtat, si në çdo vend tjetër të BE-së, dhe për sigurinë e tyre s’ka asnjë lloj dyshimi.
A vazhdon të jetë problem shqetësues për ju emigracioni ilegal nga Shqipëria, apo kufijtë mes nesh janë më të sigurt se më parë?
Unë mendoj se kufijtë janë më të sigurt se më parë, por gjithsesi ne vazhdojmë ta kemi shumë problem çështjen e emigracionit ilegal. Është një problem i madh për Greqinë. Ne jemi kufijtë e Europës dhe është normale që për çështje ekonomike, emigrantë nga e gjithë bota të duan të vijnë nga Europa dhe ne kemi përgjegjësi për këta kufij. Kemi bashkëpunim të mirë me qeverinë shqiptare, po mundohemi nga të dyja anët e kufirit dhe kemi firmosur shumë marrëveshje. Duam që kufijtë të jenë sigurt dhe që njerëzit që vijnë të jenë të rregullt me të gjitha dokumentet, kjo është e rëndësishme edhe për ta.
Deklarata ka pasur shumë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, por a janë të vërteta këto, apo ende nuk janë një realitet për Shqipërinë?
Nuk është çështje deklaratash, është çështje e vullnetit politik të BE-së. Greqia është pjesë e marrëveshjes “Shengen” dhe ne kemi të njëjtën politikë për vizat. Greqia e mbështet liberalizimin e vizave, por nuk varet vetëm nga ne, varet nga vullneti i të gjithë BE-së. Ne shpresojmë t’u shkohet deri në fund këtyre vendimeve që janë marrë.
Ka disa çështje të mbetura pezull mes dy vendeve tona, të cilat megjithëse të vjetra në kohë, mbeten po kaq aktuale edhe tani, si për shembull pronat e shqiptarëve në Greqi, ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri etj. A ka ardhur koha të diskutohen këto çështje, apo ato ende do të mbajnë peng politikën e jashtme mes nesh?
Unë shpresoj që këto çështje të mos mbajnë peng politikën e jashtme mes dy vendeve. Varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri janë një çështje e të drejtave të njeriut. Shqipëria është një demokraci. Shqipëria e di shumë mirë se sa e rëndësishme është për njerëzit që kanë rënë në vende të huaja të kenë një varrezë ku njerëzit e tyre të shkojnë edhe të luten. Kjo është një nga të drejtat më kryesore në të gjithë botën. Edhe Greqia ka ndërtuar varreza për ushtarët e huaj që kanë rënë këtu, qofshin këta anglezë, francezë etj. Të gjithë njerëzit, nga e gjithë bota, që kanë rënë në Greqi ne i nderojmë dhe i respektojmë. Jam e sigurt dhe mendoj se qeveria shqiptare, por edhe njerëzit e thjeshtë, e kuptojnë sa e rëndësishme është kjo dhe jam e sigurt që do të zgjidhet shpjet. Është diskutuar edhe me qeverinë shqiptare, unë ua kam bërë me dije këtë gjë dhe të gjithë liderët në Shqipëri e njohin këtë problem humanitar dhe aq më tepër që Shqipëria, duke qenë se aspiron për në BE, duhet ta zgjidhë sa më shpjet një çështje të tillë.
I rikthehemi edhe njëherë Kosovës. A e pranoni ju realitetin e ri që ka krijuar në Ballkan pavarësia e saj? A do ta njihni pavarësinë dhe kur?
U përgjigja që në fillim, nuk e di se ç’do të ndodhë më vonë, por di të them që ne nuk e njohim Kosovën dhe do ta njohim së shpejti.
Maqedonia, pika më e nxehtë e politikës së jashtme greke. Pse tani kjo çështje është ngritur në këtë pikë dhe jo më parë?
Ky problem ka qenë gjithmonë që në fillesat e para të pavarësisë, në ’92-shin. Kjo është një republikë e rëndësishme në rajon, ndaj ne jemi investitorët më të mëdhenj, kemi krijuar 25 mijë vende pune. Duhet t’i lëmë mënjanë idetë e së shkuarës, Maqedonia është një vend me shtrirje të madhe gjeografike, 51 për qind e saj i përket Greqisë, një pjesë Bullgarisë, kështu që të mbash një emër që praktikisht quhet Maqedoni do të thotë të implikosh të gjithë rajonin. Do të gjejmë një emër që të tregojë qartë se po flasim për një frymë për këtë vend, këtë demokraci të re. Ne e kemi ndryshuar pozicionin tonë. Nëse më parë nuk donim të përfshihej fare emri Maqedoni, tani ne duam një emër që të bëjë të qartë se po flasim për atë vend dhe jo për të gjithë Maqedoninë.
Cili do të ishte emri më i përshtatshëm për ju? Jo Maqedoni, por... çfarë?
Emri duhet patjetër të bëjë të qartë se nuk kemi të bëjmë me të gjithë Maqedoninë. Maqedonia nuk është vetëm aq, ky problem duhet zgjidhur patjetër, por ne s’mund ta bëjmë vetëm këtë gjë. Besoj se qeveria e Shkupit do ta kuptojë që ne duam marrëdhënie të mira, të jemi miq, ndaj duam ta zgjidhim këtë çështje.
Marrë nga Vizion Plus
Bisedoi: Jondia Shehu
18 Nentor 2008