E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu “masakron” Sopotin



Skënderbeu shkarkoi gjithë inatin e grumbulluar në tri javët e fundit, duke fituar me një poker të pastër ndaj Sopotit në Librazhd (0-4) në javën e 10-të Kategorisë së Parë. Një fitore (e 7-ta në 10 javë kampionat dhe e treta jashtë shtëpisë), që e mban sërish skuadrën korçare në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 23 pikëve. Surpriza absolute e Kategorisë së Parë, Gramozi i Ersekës, triumfoi bindshëm në Kuçovë me Naftëtarin vendas, duke fituar 3-1. Gramozi, që renditet i dyti me dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues, regjistroi fitoren e parë jashtë shtëpisë në pesë ndeshje të zhvilluara. Fitoren më të bujshme e realizoi Laçi i Edi Martinit, që fitoi 5-1 me Bilishtin e vendit të fundit, duke i shkaktuar skuadrës devollite humbjen e gjashtë në dhjetë takime. Ada-Dajti i ka pasur të gjitha detajet për t’u vlerësuar si kryendeshja e javës së dhjetë. Shtatë gola, teksa takimi i zhvilluar në fushën asnjanëse përfundoi 4-3 për velipojakët.
Luftëtari fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Skraparin, ndërsa Burreli e Kastrioti u ndanë në barazim 1-1. Të dielën luhen takimet Besëlidhja-Tërbuni (gjykon Disha) e Turbina-Pogradeci (Kastrati).

KATEGORIA E PARË
JAVA 10

E shtunë, 15.11.2008
Ada-Dajti 4-3
Naftëtari-Gramozi 1-3
Sopoti –Skënderbeu 0-4
Laçi-Bilisht Sport 5-1
Burreli-Kastrioti 1-1
Luftëtari-Skrapari 1-0

E diel, 16.11.2008
Besëlidhja-Tërbuni (S. Disha)
Turbina-Pogradeci (A.Kastrati)

15 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›