E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Cërvenkovski takohet me Xhons

 

SHKUP - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stjuart Xhons i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, u takua me presidentin, Branko Cërvenkovski me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në rajon. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të kabinetit të presidentit të Maqedonisë. Sipas këtij njoftimi mësohet se Cërvenkovski dhe Xhons konstatuan se vendet e Ballkanit perëndimor synojnë integrimet euro-atlantike.

Sa i përket çështjes së emrit me Greqinë, Cërvenkovski e ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan se Maqedonia vazhdon të jetë e përkushtuar për zgjidhjen e problemit, i cili është kusht për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Në këtë moment Xhons, ka shprehur bindjen se së shpejti do të arrihet zgjidhja e cila do ti hapte rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për çështje Evropiane dhe Evroazisë, Stjuart Xhons, nesër do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski dhe me liderët e partive kryesore në vend.
(a.s/Balkanweb/REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›