Solana: Dislokimi i EULEX-it në Kosovë do bёhet nё dhjetor.
BRUKSEL- Pёrfaqёsuesi i lartё i Bashkimit Evropian pёr politikё tё jashtme dhe siguri, Havier Solana ka shprehur bindjen se se dislokimi i EULEX-it do bёhet nё muajin dhjetor.
Ai u shpreh nё favour tё negociatave qё po zhvillohen nё mes tё UNMIK-ut dhe Beogradit zyrtar por nёnvizoi se kёto negociata nuk prezantojnё edhe pёrfundimin e tёrё procesit sepse ekzistojnё bisedime pёr disa lёmi tё cilat, sipas Solanёs do duhej tё zhvilloheshin nё mёnyrё paralele.
Solana takoi sot Sekretarin e pёrgjithshёm tё NATO-s Jaap de Hoop Scheffer i cili tha se çёshtja e EULEX-it ёshtё relevante edhe pёr NATO-n njёsoj si pёr Bashkimin Evropian. Scheffer tha se KFOR-i do vazhdojё tё veprojё nё Kosovё nё kuadёr tё mandatit dhe tha se shpreson se do gjindet formula e cila nuk do lejojё krijimin e zbrazёtirёs nё mes tё KFOR-it dhe EULEX-it gjatё procesit tё zbarkimit.
(s.g/BalkanWeb)