E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri gjerman Jung viziton Kosovën

 

PRISHTINE-Ministri gjerman i Mbrojtjes Franz Josef Jung viziton gjatë ditës së sotme Kosovën.
Agjencitë e lajmeve kosovare bëjnë të ditur se qëllimi i vizitës së Jung në Kosovës është takimi me trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Prizren.

Së pari kreu i mbrojtjes gjermane do të bisedojë për zhvillimet politike me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›