E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis në Beograd dhe në Prishtinë

Athinë-Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis do të zhvillojë gjatë ditës së nesërme një vizitë në Beograd, e më pas do të vizitojë edhe Prishtinën. Vizita e ministres greke bëhet në kuadër të një turne në vendet e Ballkanit dhe në rolin e kryesueses së radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Gjatë vizitës në Serbi, Bakojani do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç, me kryeministrin Mirko Cvetkoviç, me ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç, me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Të martën, Bakojani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku ndodhet një nga misionet më të mëdha të OSBE-së. Greqia mori kryesimin njëvjeçar të radhës të OSBE-së më 1 janar 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›