E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK dhe AAK ‘luftë’ për elektorat

Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë përpjekjet që t’ia marrin njëra-tjetrës elektoratin duke shpërndarë libreza. Kështu PDK-ja në Gjilan ka paralajmëruar që sot do të bëhet aderimi i kryesisë së AAK-së së Gjilanit në PDK, ndërsa AAK-ja konsolidimin e kryesisë së re të Degës së partisë në këtë qytet.

Nga ana tjetër, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, do të shpërndajë sot në Deçan rreth 1.500 libreza për anëtarët e rinj të partisë, të cilët kanë qenë anëtarë të partive të tjera përfshirë edhe të PDK-së, njofton nëpërmjet një komunikate shtypi AAK-ja. Kjo luftë për libreza mes këtyre dy partive ka nisur para disa javësh kur në PDK kaluan AAK-ja e Vushtrrisë dhe e Drenasit. /ktv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›