E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imer Selmani vizitë në SHBA

Shkup - Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare, disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njofton DR, ai është i ftuar që të marr pjesë në lutjet e mëngjesit më 5 shkurt që do mbahen në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Barak Obama. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Selmani, njëherësh edhe kandidati i vetëm presidencial nga Maqedonia i ftuar në SHBA, do të ketë edhe shumë takime me senatorë, kongresmenë amerikanë, me biznesmenë shqiptarë në SHBA si dhe me shumë lobistë të çështjes shqiptare.

Ai po ashtu do ketë edhe takim me lobin shqiptaro-amerikan me ç'rast do t'i njoftojë ata për aktivitetet politike të Demokracisë së Re dhe për kandidimin e tij për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit në Maqedoni. Kjo është ftesa e dytë që i bëhet Imer Selmanit për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë, ai ka qenë i ftuar edhe në vitin 2007 kur President i SHBA-ve ka qenë George W. Bush. Ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›