E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekrutimi në FSK sipas standardeve të NATO-s

Podgoricë -Zyra e KFOR-it në Kosovës ka njoftuar me anë të një deklarate, se procesi i rekrutimit, verifikimit dhe përzgjedhjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës është në përputhje me standardet e NATO-s. KFOR-i bën të ditur se faza e parë e këtij procesi ka qenë e përqendruar në anëtarët e TMK-së, të cilët kanë dashur të aplikojnë për FSK. Sipas deklaratës për shtyp, të gjithë kandidatët i janë nënshtruar shqyrtimit të aftësive fizike, gjendjes mentale dhe paraqitjes së tyre gjatë intervistës.

Në mesin e personelit të përzgjedhur, 300 individët e parë do të fillojnë me trajnimin elementar në Vushtrri që nga sot, ndërsa të tjerët me radhë pas tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›