Gjykanoviç: Ambasadori në kohën e duhur
Podgoricë -Marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën do të vendosen në një të ardhme të afërt, ndërsa më pas pason përcaktimi i modelit të përfaqësimit-ka deklaruar për mediat kryeministri i Malit të Zi Milo Gjykanoviç. “A do të jetë në nivel ambasadash, nëpërmjet institucionit të ambasadorit rezident apo jorezident, apo në ndonjë mënyrë tjetër, është çështje që duhet të përcaktohet... Mali i Zi nuk është Amerikë dhe nuk mund t’i ketë ambasadorët dhe konsujt gjithkund në botë. Pa dyshim rajoni është një prej prioriteteve tona, dhe Kosovës do t’i vijë radha – mirëpo duke vlerësuar se cilat i kemi prioritete të tanishme, në kontekst të integrimeve evropiane”-deklaroi Gjukanoviç në një intervistë për agjencinë Beta.
Kryeministri malazez ka thënë se nuk mund të “gjykojë” se kur të kërkojë Prishtina vendosjen e ambasadorit të saj në Mal të Zi, sepse kjo – sipas tij – “është çështje e kompetencave sovrane të një shteti”. Kryeministri malazez e ka përsëritur interesimin e Podgoricës zyrtare që, “malazezët në Kosovë të fitojnë tretman adekuat, të tillë çfarë e kanë shqiptarët në Mal të Zi” dhe që, “të përmirësohet kthimi i refugjatëve në pronat e tyre”.
“Më duket se porositë janë shkëmbyer nga të dyja palët, dhe se nuk ka ndonjë arsye për stagnim në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Kur them normalizim, e kam parasysh se Kosova është shtet në krijim e sipër”, ka thënë Gjukanoviç. telegrafi-start