E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakonshi: Kunder ndryshimit te rregullave te lojës

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Bakonshi ka kërkuar që të kryhen vlerësime korrekte për hyrjen nën zonën Shengen të shtetit te tij, dhe kërkoi nga Franca dhe Gjermania që mos t`i ndryrshojnë rregullat e lojës.

“Do të ishte e pandershme, që dy vende, pa marrë parasysh se cilat janë ato, të jenë precedentë të ndryshimit të rregullave të lojës”, ka thënë Bakonshi për gazetën rumune “Adevarul”.

Gjatë muajit të kaluar, ministri francez i Punëve të Brendshme, Bris Ortefo dhe homologu i tij gjerman, Tomas de Majcer, kanë deklaruar se “është shumë herët” që më 2011 të lejohet hyrja e Rumanisë dhe e Bullgarisë në zonën e Shengenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›