Policia:Emrat e të arrestuarve në vrasjen në Bajë
Policia e Kosovës ka publikuar emrat e të arrestuarve për ngjarjen e së shtunës në Bajë të Malishevës, ku në ambientet e restorantit “Kështjella” mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka dhënë edhe emrat e të gjithë të arrestuarve si të dyshuar në lidhje me këtë rast. Në mesin e të arrestuarve janë edhe djemtë e ish-kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi. Në një komunikatë për media të policisë thuhet se ata po mbahen në paraburgim për rastin e fundit.
Të arrestuarit janë Emin Gani Krasniqi, Berat Imer Karsniqi, Durim Ilaz Krasniqi, Sylejman Gani Krasniqi, Mehedin Gani Krasniqi, Hazir Skender Krasniqi, Shkumbim Skender Krasniqi, Dardan Skender Krasniqi, Ilaz Ramadan Krasniqi, Ramë Ilaz Krasniqi, Astrit Sheremet Krasniqi, Ilir Hisen Bytyqi.
Gani Krasniqi ka marrë pjesë në zgjedhje si kandidat për deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Policia është venë në kërkim të një personi tjetër i cili ndodhet në arrati, kurse hetuesit kanë deklaruar se listës së të arrestuarve mund t`i shtohen edhe të dyshuar të tjerë.