E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakteri E.Coli, alarm epidemie edhe në SHBA

Bakteri Esherishia Coli po zgjeron përmasat e tij, madje është cilësuar nga ekspertët e mjekësisë se është shpërthimi më vdekjeprurës i këtij lloji në historinë modern, ku mbi 31 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 2400 njerëz janë sëmurur.
 

Një tjetër alarm lidhur me këtë bakter është dhënë edhe nga autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë shprehur se mbërritja e E.Colit në vend, mund të jetë vetëm një çështje kohe dhe në rast mbërritje është frike për epidemi.
 

Raportohet se katër vetë në Amerikë që kanë vizituar Gjermaninë janë sëmurur, ndërsa autoritetet mjekësore theksojnë se së shpejti në Shtetet e Bashkuara, do të ketë edhe raste të tjera me E. Coli, për shkak të udhëtimeve drejt Europës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›