E ardhmja e Natos, Gates: Kërcënohemi nga humbja ushtarake
Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, paralajmëroi vendet evropiane të NATO-s për një dobësim të rëndë të aleancës ushtarake, për shkak të mungesës së angazhimit.
"Vendet e NATO-s kërcënohen nga humbja e përbashkët e rëndësisë ushtarake, nëse nuk rrisin fuqinë e tyre ushtarake" tha Gates gjatë një fjalimi në Bruksel.
Gates iu bëri thirrje gjithashtu partnerëve të NATO-s, që të mos mbështeten vetëm në fuqinë e SHBA-së. Ndërkohë, prej kohësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkurtuar shpenzimet e përgjithshme për NATO-n për shkak të krizës ekonomike.