Meksikë, lufta e drogës, populli meksikan kërkon fundin
Disa qindra meksikanë që po marrin pjesë në "karvanin e paqes" për të protestuar kundër dhunës së luftës së drogës, kanë mbërritur në Siudad Huarez të Meksikës. Udhëtimi që ka zgjatur plot një javë, është udhëhequr nga poeti Javier Sicilia, djemtë e të cilit janë vrarë nga vrasës të karteleve të drogës në mars.
Sicilia kërkoi që ushtria meksikane të tërhiqet nga rrugët dhe që të bëhet më shumë në procedimin penal të anëtarëve të karteleve dhe sekuestrimin e aseteve të tyre.
Më herët presidenti i Meksikës, Felipe Calderon ka deklaruar disa herë se tërheqja e ushtrisë nga zonat e nxehta nuk është një opsion. Rreth 35 mijë persona janë vrarë në luftën e drogës që kur Calderon vendosi ushtrinë në vijën e parë kundër karteleve në vitin 2006.