Bakteri E.Coli, gjendet shkaktari
GJERMANI- U deshën 5 javë alarm dhe panik, me 30 të vdekur, për të zbuluar shkakun e saktë të epidemise se shkaktuar nga bakteri E.Coli që ka terrorizuar Gjermaninë, por edhe Europën.
Sipas burimeve zyrtare gjermane shkak i kësaj epidemie janë bërë filizat e sojës dhe bishtajoreve të tjera si bizelet dhe fasulja, të prodhuara nga kompania Gaertnerhof në veri të Gjermanisë.
Rehabilitohen kështu prodhimet e kastravecave dhe domateve, që duket se nuk kishin të bënin aspak me këtë cështje. Njoftimi është dhënë nga Reinhard Burger, kreu i qëndres gjermane për kontrollin e sëmundjeve të mbledhur sot në mëngjes në Berlin.
Sipas tij, qeveria gjermane do të tërheqë vendimin për të ndaluar konsumimin e kastravecave, domateve dhe sallatës, por do të mbetet në fuqi ai për filizat e sojës. Burger konfirmoi se kush ka ngrënë filizat e sojës është i ekspozuar 9 herë më shumë se sa të tjerët ndaj epidemisë.
Por, kjo e fundit, gjithesesi nuk ka përfunduar. Tashmë ka arritur në 31 bilanci i viktimave nga bakteri E.Coli, 30 prej të cilëve vetëm në Gjermani.
Ndërkohë janë 759 rastet e konfirmuara nga autoritetet gjermane, ndërsa numërohen 2988 persona të prekur nga epidemia.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)