E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, një muze në kushtet e shtëpisë

GJIROKASTËR- Kjo është historia e banorit të komunës Dropull i Sipërm Koço Cavo, i cili prej vitesh seleksionon objekte me vlerë qindra vjecare. Nisur nga dëshira për të mbajtur gjallë kulturën e sidomos traditën e të parëve Koçoja nuk nguron të kërkojë tek banorët, miqtë e tek të njohur të momentit, objekte të cilat mund të kenë vlerë në koleksionin e tij.

“Një muze i vetëm në këtë komunë që ndodhet në fshatin Klishar është harruar nga shteti ashtu sic janë harruar edhe traditat e vecanta të kulturës e historisë në këtë zonë, - shprehet Kocoja.

“Kjo është shtysa që më bën ta dua e ta ruaj traditën e të parëve duke shpresuar se brezat e rinj do ta njohin atë nëpërmjet objekteve”, rrëfen ai.

Seleksionimi i objekteve me vlerë zë fill para vitetve 90-të . Në arkivin e tij ai mbart objekte qindra vjecare si parmenda, mjetet shtëpiake, vegla muzikore etj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›