E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri vrases masa ne pikat e kalimit kufitar

Ndërsa numri i të infektuarëve nga bakteri Esherika- koli  vazhdon të rritet në disa shtete të Europës, në vendin tonë deri tani spitalet apo qendrat shëndetësore nuk kanë raportuar asnjë rast të pacientëve të infektuar me këtë bakter. Të gjitha institucionet përgjegjëse si ato spitalore dhe ato të ushqimit kanë rritur vigjilencën duke filluar që nga pikat kufitare.

“Ne kemi një sistem të kontrollit të ushqimeve në pikat e inspektimit kufitar. Operatorët e biznesit janë të detyruar të njoftojnë 48 orë përpara për llojin e produktit që do arrijë në Shqipëri dhe ne kemi të gjithë instrumentat dhe informacionin e duhur për të vërtetuar dhe kontrolluar origjinën e produktit dhe nëse kemi dyshime kemi mundësinë ta parandalojmë hyrjen e këtij produkti” thotë Artan Beleku, shef i sektorit të veterinerisë në AKU.

Specialistët sërish iu bëjnë apel qytetarëve të mos shqetësohen nga përhapja e këtij bakteri, pasi në rast se ata respektojnë të gjitha këshillat që lidhen me higjenë të pastër , nuk rrezikojnë të infektohen.

“Shqetësimi për të tilla situata kalon në ekstrem me pa të drejtë. Të gjitha këto produkte, qoftë mishi i shpendëve në atë kohë, qoftë edhe produktet sic janë fruta- zarzavatet, kanë disa parime shumë të thjeshta të cilat çdo kondumator duhet t’i zbatojë” tha Beleku.

Bakteri Esherika- koli, sipas mjekëve po gjen më shumë terren për përhapjen e tij tek  femrat, ndërkohë që simptomat shfaqen dhjetë ditë pasi ai ka hyrë në organizëm. Diareja  dhe të vjellat e vazhdueshme janë shenjat më të dukshme.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›