E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat per turizmin. Task- force per plazhet ne Lezhe

Agjencia Rajonale e Mjedisit Lezhë ka hartuar një plan të detajuar masash për të monitoruar zonat turistike Shëngjin-Tale-Patok për menaxhimin e mbetjeve urbane, shkarkimin e ujrave të zeza në det si edhe ndotjet akustike. Me urdhër të Ministrit të Mjedisit është ngritur edhe Task-Forca për Rajonin e Lezhës që do të kontrollojë zbatimin e masave nga njësitë vendore dhe operatorët turistikë.

“Ne kemi pasur probleme jo shumë p[ërsa i përket mbetejve urbane. Ndërsa përsa i përket shkarkimit të ujrave të zeza nuk kemi pasur probleme. Ato realisht administrohen në mënyrë mjedisore nëpër gropa septike dhe largohen në vende të caktuara. Përsa i përket ndotjes akustike kemi bashkëpunuar vitin që shkoi me gjithë operatorët. Kemi pasur edhe disa probleme, por përgjithësisht nuk ka pasur tejklaim të orareve dhe te nivelit të zhurmave” thotë Edmond Ndreu, Drejtor i ARM në Lezhë.

Ndreu kërkoi nga operatorët turistik që të respektojnë oraret e vendosura edhe për ndotjet akustike, por gjithashtu apeloi për një bashkëpunim më efikas mes njësive vendore, operatorëve turistikë si edhe subjektet ndërtuese për të patur një sezon sa më të sukseshëm.

Lindita Kokaj   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›